E mërkura poetike me poeten;- Venetike Cako Miraka

NJË DORË NGA QIELLI

——————————————-

Kalove ferrin në rini,
Të shkoj jeta larë në lotë,
Humbe shpresën në dashuri,
Dhe errësira s”tu nda dot.

Dashuria iku shkoi,
Nga çdo mashkull larg rrije,
Nuk u flisje as me gojë,
Tmerri pas t”u bë si hije.

Vitet rrodhën, koha shkoi,
Të duket ndryshe gjithë bota,
Ty errësira të gllabëroi,
T”vuri poshtë për gjëra t”kota.

Po një ditë një dorë nga qielli,
T”i mbushi sytë me dritë plot,
E prite ti si rreze dielli,
E shëtit rilindur sot.

/www.qendrapress.com/