E mërkura poetike me poeten;-Ymrije BEQIRI
VENDLINDJA IME
——————————–
Vendlindja ime me blerim mbuluar
E pasur me mollë, me dardhë e me ftua
T’i dua malet e larta
Kepin me Gurin e Madh
Me kohën me bar mbuluar
Krojet e ftohta
Arat me drithëra pasuruar
Fushat me lule shumëngjyrëshe
Lulet nga medicina preferuar
Rininë e shëndoshë
Me plot gjallëri duke punuar
Arat e gjyshit plak e kodrinat
Ku shumëherë e dërguam
Bagëtinë në kullosa
Tek arat e shpati …
Sa vite atje kalova
Malli seç më djeg për ty
As sarajet e botës s’do t’i doja
Po të mundja te balta juaj për t’u kthyer
Ta gdhend një jastëk prej guri
E trupi të më pushoj aty
Sepse gjithmonë kam thënë
Kudo që shkoj e bredh rrugëve të botës
Varrin e dua prej baltës sate
E ti, toka ime të më mbash në gji
/www.qendrapress.com/