E mërkura poetike me poeten;-Zaide NOKA

Pa forcë

—————-

Në qytetin e lashtë të botës

Një Gjysmëhënë e ftohtë

Ishte derdhur pa jetë në mes të trotuarit

Përreth zinin kafenetë me njerëz veshur “Firmato”

Perëndesha e dhimbjes kishte injektuar

Vdekjen “e bardhë’ pa zë

Pamja nxinte rrugën

Nëna e çdo fëmije në botë

U trazua nga ofshama e dhimbjes së thellë

Për Gjysmëhënën e mbledhur kërrus

Pa dritë,pa formë ,pa jetë…

Gjithë bota nxinte nga indiferentizmi

Edhe unë nuk bëra gjë…

Veçse u helmove përjetë .

Zaide Noka

13.07.2023

/www.qendrapress.com/