E mërkura poetike me poeten;-Zhaneta BARXHAJ
Të ngjyrë në lot
———————————
Ligështohet dheu at,
nga çapitjet e mia termite.
Shami të zezë bën kokën dheu mëmë,
nga plogështia e gjakut tim.
Vrenjtur toka, rrudhur qielli,
më mallkojnë gaçën e kaçën,
që ngjyer në lotët e tyre,
e kapërdi me babëzi.
Ligështohet dheu at,
e unë nuk di ta bëjë të këndojë,
nuk di ta bëjë të më dojë…
Po ti, a di??
/www.qendrapress.com/