E mërkura poetike me poeten; Zhaneta BARXHAJ
Shegë dhe pëllumba
————————————
Trotuareve të rrëgjuara,
këtij vendi të mjerë,
diku do e hasni një burrë të bjerrë.
Një burrë të vjetër, çehre vrarë,
të dobët, të kërrusur, si hardhi e tharë.
Kokën e ka krejt të rrudhur,
faqet përbrënda kafkës futur,
dhe mezi këmbët e mbajnë,
ulur rri aty në anë.
Ca kokrra shege zë çanë ngadalë,
me duart që dridhen, pa thënë asnjë fjalë,
i zhvoksh kokrrash, i hedh një nga një përdhe,
të ushqejë të vegjëlit pëllumba,
ata të rrugës që askush s’i sheh,
ata të lirët, jetim pa fole.
Dhe mbushet trotuari shegë e pëllumba,
burrit të lumtur, i vjen ngjyra, i feks fytyra.
Por, kur era nis të bulurijë,
i gjori plak nuk ka ku rri.
Mbështillet fort me pendët e shkundura,
që lanë mbi shegë të mirët pëllumba.
/www.QendraPress.com/