E mërkura poetike me poeten:-Zyba HYSA

KUR JAM ME TY…

————————————-

Kur jam me ty,

Duket sikur pranë më vjen Perëndia

E pse praninë ja ndjej përherë,

Mbushur si asnjëherë me dritë shtëpia,

Ndrijnë edhe më shumë,

Ndiesitë e mia!

Kur jam me ty,

Sikur në shpirt ndizen të gjitha dashuritë,

Për tokën, për diellin, për ujin,

Për njerëzit, për fisin…

Për fëmijtë!

Kur jam me ty,

Asgjë tjetër s’ka rëndësi,

Prania jote më sjell,

Të gjithë botën si tërësi

Me ngjyra dhe nuanca hyjnore…

Me vel hyjnor veshur;

Unë dhe Ti!

/www.QendraPress.com/