E mërkura poetike me poeten;Abide Peci GASHI
NË DEGË TË MOLLES
—————————
Në degën e mollës,
një zog qan
Dhembshëm i frikësuar,
nga vetmia,
Po kërkon ,
kopenë e zogjëve,
Por, ata fluturuan,
herët në agim ,larg nga avlia!
Vajton dhe rënkon,
për zogjtë që janë ikur,
Dielli me rreze,
po e përmallon shumë,
Në degën e mollës,
gjethet duke çukitur,
Shpirti i mbytet,
Oqeanit me lot!
Eja, duke e thirrur,
fillova ëmbël t’i flas,
Zog i dashur,
dhe unë do të bëj miqësi,
Iku nga frika,
mos e mbyllja në një kafaz,
Ah! Nuk e dinte,
s’ e doja t’ i falja vetëm dashuri!
Doja t’ i tregoja,
s’ e dhe unë jam e vetmuar,
Dhe kishim gjëra,
të përbashkëta,
Të gjithë njerëzit e mi kishin mërguar,
Dhe t’ i thosha s’ e dhe unë,
po kaloj çaste të rënda!
/www.QendraPress.com/