E mërkura poetike me poeten;Ajne IBËRHYSAJ
NA DUHET ME I DASHT
————————————-
Disa ikin, vijnë e ikin prapë.
Pa ta nuk e bëjmë dot jetën
Ashtu siç marrin mushëkritë
grimcat e ajrit.
Këto ditë dimri
Ikin me heshtjen e zhurshme,
Rrugët i ndriçon bardhësia e shpresës.
Prapë më duhet me i dasht
Prapë duhet me i përqafu fort
Prapë duhet me qendru afër
Prapë duhet me kafshu buzët
Prapë duhet me shtrengu dhëmbët…
Eh, një herë vijnë këto ditë
Njëherë prek stinët e shpirtit
Disa vijnë e ikin,
disa, mbesin në mendjen tonë ashtu si fjollë bore.
Disa qëndrojnë diku thellë
Nē thellësinë e shpirtit.
Prapë i dua këto ditë dimri.
/www.QendraPress.com/