E mërkura poetike me poeten;Ana TISI
Unë nuk di!
——————————————
Unë nuk di ç’të gjeti ty..
A mos yjet pate zëmëruar
Mu largove me lot ne sy..
Pëllumbeshë zemër lëshuar
Unë nuk di kush të mërziti
Të desha fort sa gjithë dashuritë
Për ty do me xhelozonte dhe Herakliti
I bëre bashkë me gjithë perëndit
Moj sypatrembur, luanesha ime
Me ty shpirti më ngjiti mua
Të dua pranë, pranë vetes time
Të jetojmë bashkë , të t’marr për grua.