E mërkura poetike me poeten;Angjelina Gjeka Murtezi
NJI GJYSME YLL !
————————
Nji kokërr gruri në toke
e shkelën me këmbë,
vendi u ba gur,
asgja nuk mbiu aty.
Nji lule me rrënjë e hoqën e hodhën tej,
në atë vend u ba nji perrua
që rridhte, gjak me sy hane.
Nji fëmije i braktisun qante
vaji i tij e dridhi tokën,
qielli u mbulua me tym.
Nji pasqyre që rreze lëshonte deri larg
i verboi, sytë e qenve
që natën shëtisin rrugëve.
Nji gjysmë yll kishte mbetun varun
në nji pendel pllumi,
nji zemër u rrokullis e ra në flokun e borës.
Andrra u shtri duke qeshur
e shkriu akullnajen që e rrethonte.
/www.QendraPress.com/