E mërkura poetike me poeten;Anila KODRA
DUA TË TË PUTH SOT .
—————————————
Dua sot të të puth fort e shumë,
Sa frymëmarrja të të ndalë,
Gjumin ëmbël të ta prish unë,
Të mos gjesh të më thuash fjalë .
Të ta puth zemrën, a më lejon ?
Që as kjo imja të mos ketë merake ,
Të betohem që buza aty s’gabon,
E nuk mi sheh më lotët në faqe .
Shpirtin si det lermë të ta puth,
Dhe mos ngurro, mos më thuaj jo.
Ti vetëm hesht dhe unë butë -butë,
As me këtë puthje nuk të lëndoj.
Pas shpirtit e zemrës, në sipërfaqe,
Të ngjitem, puth sytë që qeshin sot,
Aromën tënde erë lule manushaqe
Ta fus në shpirt, të më mbajë ngrohtë.
Të zbres më poshtë te ajo buzë
Që kuqëlon gjak, porsi qershi,
E kush për të nuk pati muzë?
Kush burrë para saj s’u bë veri?
Faqen e butë, purpur nga zjarrmia
Rozë si e trëndafilit ngjyrë ,
Do ta puth lehtë nga dashuria,
Gjëmbat, le të më shpojnë fytyrën .
Ahh, dhe atë gushëzën bardhoshe
Se harroj, nuk e lë pa puthur jo !
Ëmbël ,ëmbël e imja bukuroshe
Ti vetëm bën naze dhe sikur sdo!
Tatëpjetë luginës ngadalë zbres
Mbi kodrina praruar ndalem pak,
Të pushoj kokën aty mbështes
Gjumë s’më zë se jam ndezur flakë.
Atë zjarr vajzë nuk e ndal dot
Prushi i puthjeve flakë e ndezi,
Puthmë dhe ti e mos ndalo
Deri sa jashtë të feksë mëngjesi.
Unë sdo ndal, më poshtë do vete
Rruga ime është e drejtë ,
Do pushoj pak çaste moj lanete
Në mes të luginës, që të kap retë .
Aty do ndalem dhe frymoj pak
Të marr frymë nga fryma jote ,
Pastaj rrugës më nuk do ndal
Te mrekullitë e kësaj bote .
Eja ti ngjisim të dy shtatë qiej,
Ti dhe unë zënë dorë për dore ,
Buzëqeshja jote i imi diell,
Puthja jote si flokë dëbore .
Eja fluturo këtë çast me mua
Qielli dhe toka janë bërë për ne ,
Ti ke brënda gjithçka unë dua
Je ëndrra që unë pash një jetë.
Vajzë ,në jetë asgjë ska vlerë
As para ,as bukuri, as pasuri,
Në ska puthje asnjëherë
Jeta është bosh, ska dashuri .
/www.QendraPress.com/