E mërkura poetike me poeten;Anila KODRA
NË ÇDO 8 MARS
——————————-
U nisa nëpër ëndërr të vija tek ti,
Çuditshëm ti më kishe dalë përpara!
Më pyete si e trembur :- ku vete moj bijë?
Mos të kanë thënë, se unë jetoj në ara ?
S’të fola atë çast, veç qëndrova në vend,
U tremba, u ndjeva si e vetme në mes pyjesh,
Jam larg the, e për ty këtu nuk ka vend,
Se, jetoj në qiell, më gjen në mes yjesh .
Dhe dola në dritare nga qielli vështrova ,
Me shpirtin në delir se ndoshta të shoh ty ,
Si të vërtetë atë çast ëndrrën e jetova ,
Ca stalagtite loti më ngrinë nëpër sy.
Dhe s’munda dot moj nënë të të them gëzuar,
Ashtu si çdo vit festën të ta uroj ,
Ti qiellit pa re, pranë Zotit ke shkuar,
Zemra një ahhh të zgjatur, atë çast lëshoi.
Sa fjalë kam o nënë që dua të ti them,
Sa të tjera fshehur, në sepet të shpirtit rrinë ,
Dhe se di o nënë , vallë ti a e ndjen?
Malli dhe dashuria, tek ti a mund të vijnë ?
E prap , një psherëtimë me gulç më del,
Tek shoh që edhe nata largohet e qetë,
Shkon duke përshëndetur me dorë, mbi zabel,
Më thua, të kisha gjënë më të shtrenjtë në jetë.
Feksi mëngjesi e sot më gjeti zgjuar ,
Tek prisja këtë ditë, të të uroj ty mbretëreshë,
Pash përsëri nga qielli, të mos shkoje pa të uruar,
TI NË ÇDO 8 MARS , pranë meje gjithmonë do të jesh .
/www.QendraPress.com/