E mërkura poetike me poeten:Ariti GJINI 

Poeti

—————-

Mos ja prish ëndrrat poetit.

Se është dell, që lëshon rreze.

Të bije freskinë e detit.

Nëpër valë,të tund si djepe.

Se poeti, nuk bën gjumë .

edhe natën e bën ditë.

Se shkruan poeti, shkruan.

Për njerëzit e perëndit.

Shkruan për fushat, e për malet.

Për lumenjtë, edhe për dete.

Shkruan për pyje,e livadhe.

dhe për burimet, që derdhen.

Gjithmonë shkruan për dashurin.

që të çon, në shtat palë qiej.

Shkruan për vashat,e për rinin.

Shkruan poeti,kurrë nuk shteret.

Ah..gjithmonë kur shkruan poeti. tunden porsi dallga e detit.

Shpirti e zemra kur të ngrohen.

Sikur vjen, rrezja e dellit.

Cfar do ti them unë poetit.

Shpirti plot me energji.

kur lexon vjershat me radhe.

Si këngët me melodi.

Ah poet, të qofsha falë.

Kur shkruan,për nënë e babanë.

Kur shkruan,për vëlla e motër

Për fëmijët, që si kanë pran.

Shkruaj poet, të lumtë pena.

Për zengjin, e fukaranë.

Shkruaj, dhe për fëmijët jetim.

Që në darkë,s’ kan bukë të han.

Shkruaj për pleqtë,që ngelën vetëm.

Që emigrimi i ndau.

O kurbet të rëntë zjarri.

Që ndave fëmijët tan.

Shkruaj poet,edhe këndo.

Merrja këngës, si bilbil.

Na mbush plot me dashuri.

Na largo,shpirtin e ngrirë.

A@Gjini

D-10-30-21