E mërkura poetike me poeten;Arta ZAJMI
NDONJEHERE
————————-
E dhembshmja përqafon te shkuarën,
Ne vlugun e vuajtjes pa fre,
Shpalose kujtimet e kohës,
Asgjë s gjason me atë qe rrodhi dikur,
Mbeten vrage zemre për ta ndier me thelle vuajtjen,
Edhe shkrimi i ditarit tim mbeti përgjysmë,
Ne fletën e bardhe shkronjat humben ngjyrimin.
Ne kohen e bukur ,vazhde kujtimesh.
Aty ku lëndina thërriste me jehonën kumbuese,
Te pathënat e shume fjalëve.
Ndonjëherë bej sikur fle,por ëndrrat me zgjojnë,
Ato qe gjallërojnë mendjen time,
Shpesh kërkoj ne cepin e dromcave pak lumturi,
Bredh aty ku rrita ime la gjurme.
Ndonjëherë me duhet te eci ne rrugët plot jete,
Ku frytet e lumturisë me kaliten .
Arome dashurie mbështolli zemrën ,
Ne agun e ditës u ngroha ne vatrën plot jete.
Aty ku gjallëronte e bukura rini,
Ne përqafimin prindëror te kujtoj ty.
Ndonjëherë kam mall për lagjen ku jetova,
Se gjerat e bukura aty i shkrova
Ndonjëherë me mungon shoqëri e bukur,
Ne lojërat e lëndinës se gjelbëruar.
Ndalem e them c është kjo ftohtësi,
Ngado njerëz me brenga ,sa shume bezdi.
Nder supe ato thellohen me tej,
Vetëm kujtimet e dikurshme i ndiej.
E bukura jete qahet me halle,
Kërkoj kujtimet qe me mbajnë gjalle.
Ndonjëherë! /www.QendraPress.com