E mërkura poetike me poeten;Barie ÇUPI
PRANE LIQENIT
———————————-
Aty ku kaltërsia,t’përpin sytë brenda vetes,
aty ku të fundosen,mendimet në qetësi,
aty ku mjelmat e bardha,si vallja e perëndeshës,
aty ku zogu pa kitarë,thur bukur melodi.
Aty ku zhytesh,në ujin e ëmbël,mrekulli,
aty ku pastër lahesh,zhveshur krejt sekret,
aty ku natyra,shpërbëhet në Perëndi,
aty ku zambaku i ditës,pin djersën e vet.
Aty ku dehesh e humbesh,gjith’melankoli,
aty ku duket kurora,më e artë se e mbretit,
aty ku gjinkallat,kendojnë e bëjnë dashuri,
aty ku tjetër,veçse pranë,magjisë së liqenit?
/www.QendraPress.com/