E mërkura poetike me poeten:Blerta BASHA

Oj nënë, më erdhe në ëndërr,

—————————————

Me fjalët e ëmbla si më parë,

Me duart e t’ua të arta të buta,

Lotët më fshive, unë duke qarë.

Oj nënë, nuk bie zilja e telefonit,

Siç binte kur ti ishe gjallë,

Kujt t’i them unë mirëmëngjesi,

Kujt t’i them, oj nënë, kam mall?

Ah moj bijë, unë jo, s’kam vdekur,

Dhembjet ika të qetësoj,

Jam pak larg, fytyrë e zbehur,

Por shpirtërisht me ty jetoj.

Më gëzove, moj nëna ime,

Sa natës i thashë, jo, unë nuk kam frikë,

Se nëna që mua më rriti,

Lart nga qielli, më lëshon dritë.

/www.QendraPress.com/