E mërkura poetike me poeten;Blertë Tmava VESELAJ
LYPSAR DASHURIE
Sot jeta më dënoi
Më përplasi, më lëndoi
Të ngrej kokën, nuk më lejoi
Në lypsar më shndërroi…
Ti, në të bardha e veshur sot
Me buzëqeshje pranë më kalove
Kokën nuk ule, shikim nuk e hodhe
Me shumë kujdes, sërish lëndove.
Unë, i ulur në udhëkryq
Në mëshirë shpresat mbështetur
Një shikim, një buzëqeshje
Këtij lypsari të dashurisë se tretur.
Asgjë më shumë, thjesht një shikim
Një buzëqeshje ashtu… si dikur
Shkrije akullin që në zemër ke
Lypsari i dashurisë të lutet në gjunjë.
Për një grimcë dashurie
Për një fjalë që më mbush jetë
Një lypës këtë kërkon
Ti mund ta shndërrosh në mbret.
/www.QendraPress.com/