E Mërkura poetike me poeten:Bona SHEHU
Unë nuk mund të zgjedh njerëz për miq!
——————————–
As njerëzit nuk dua te me zgjedhin mua.
Sipas statusit, mendjes ose strukturës.
Shpesh mendoj se zuzari është i mirë,
Por u them vishni pak këpucët e mia..
Unë nuk mund të zgjedh miqtë e mi
Se ata zbehen me kalimin e kohës.
Dhe është e frikshme kur ata largohen
Pa asnjë arsye ose pa len asnjë gjurmë.
Dhe jam mësuar të mos pres te mira.
Unë nuk mund të flas me ta ne nje tryeze
Mes miqsh shokësh apo kushdo qoftë.
E pranoj dua te largohem nga zhurma.
Nuk mund ta shoh bukurin ne fytyrë te rreme.
Se shoh vetëm boshllëk ne veprimet e tyre.
Kam guxim ti largoj njerëzit qe ngjiten pa pyetur.
Nuk dua njerëz qe janë si gjerat ne rafte dyqani.
Por jam mësuar të jem e fortë dhe krenare
Un shpresoj që mes miqsh te gjej dashuri.
Ku nga ata që do të jenë aty kur ti je keq.
Dhe te me duan për ketë qe jam jo ndryshe.
Bona Shehu 04/04/2023/
/www.QendraPress.com/