E mërkura poetike me poeten;Bruna Gjoni PERVATHI

S’po muj me e harrue dimnin

————————————

Hala e kam n’trup atê grim akulli, q’muloi dimni q’shkoi…

N’rreze t’dritês q’ka l’shue dielli m’dridhen duert

Kan nis me k’nue zogjt..

A je tu i ni….?

Nuk e majn idhnimin si na….

N’lulzim t’pemve asht tu ul shpirti jem e po don me u shkri..

Me u ba Zanë e me vrapue korijeve me tesha t’gjata

T’mblidhen dasmort ..

N’plisa t’bardh t’mulojn ballin..

N’djepa me dru lisi me perkund …dashnit

Dimnin q’ iku e kam la me ujë bore.e m’beso..spo muj me e harru..

Shkapetesha udhve taposht

Ikja..

tretesha si bar i tham ..

E n’kthim….

e lija deren cel…

Me hy ti….pa i ra

Tash ka ra dielli …e po m’l’shon mbi flok do rreze t’vogta

N’shpin m’ka vu durt…

M’lutet ….me i hap syt…

E unë ….

N’verbni du me t’lan ty…

Pa e pa panverën tu u lulzue…

Pa m’pa mue tu t’kërkue n’lule t’fonit..

M’thuj …m’thuj … m”thuj..

Si me e harrue dimnin q’msolle ti…

Se me t’harrue ty …sjam tu mujt….

/www.QendraPress.com/