E mërkura poetike me poeten;Bruna MUSAI

Mbeti foleja jonë..!

——————————-

Në atë heshtje, ku mbizotëronte qetësia.

U ndien hapat, që ndiqnin rrahjet e zemrës.

Në atë vend ku të mbulonte fantazia.

Ndihet aromë lulesh, ku drejt tyre rende.

Në atë vend, u gdhendën inicialet.

E mbetën aty ,kujtim i asaj heshtje.

Pas shumë kohësh, aty zemra prapë ndalet.

I pashë inicialet, e shuajta një kureshtje.

Ai vend i qetë, mbeti foleja jonë,

Ku për here të parë,u ndeshën dy shikime.

Ashtu e bukur filloi, e prapë aq bukur vazhdon.

Ndjesi e pashtershme, mburojë e zemrës sime.

Mbeti fole, mbushur me ndjenjat te pastra.

Filloi aty, e shpresoj mos mbaroje kurrë.

Përjetësisht premtuam,në mes shikimeve te zjarrta.

Sa herë kaloj aty.mua më frymëzon një muzë.

/ëëë.qendrapress.com/