E mërkura poetike me poeten;Bruna MUSAI
Ne të gjitha ditët..
—————————-
Ne të gjitha ditët preferoja me se shumti një date..
Atë datë , qe mezi e prisja te vinte..
Ja erdhi data 12 , e mua me mbyt një mall.
Sa keq që sot ,është e jotja ditëlindje..
Një urim I munguar ,qe vinte sa zbardhte mëngjesi..
Psherëtimë e nënës, që e gëzuar urimin priste.
Me nje lule ne dore ,me ty gjithmonë isha modeste.
Se zemra jote , gjithmonë thjeshtësi kishte.
Por sot kjo dite ,duket se mi përmbys vargjet.
E ne zemër sot ,me mbyt ,një ankth ,një trishtim.,
Një lot I nxehtë ,nga syri pikon mbi vargje.
E zemra qan , për te të dhëne një urim..
Ne nota pentagrami ,doja të të këndoja një këngë.
Këngën e nënës ,qe ti ma kërkojë gjithmonë..
Si një duet ,e këndonim te dyja bashkë.
Ka mbetur kujtim ne zemrën time përgjithmonë
Dritë bëfsh atje ku shkove nëna ime.
Qëndise shpirtin tënd me imazhin e qetësisë.
Sidoqoftë unë do te uroj ne çdo ditëlindje
E ti nga lart ,me jep bekimin e perëndisë…
Për Ty Nena ime e mirë.e shtrenjte ,e paharrueshme ,
Ti u bërë muzë frymëzimi per mua
.U prehsh ne paqe e ne qetësi
/www.QendraPress.com/