E mërkura poetike me poeten;Drita FEJZA
MARSI I LAVDISË
————————-
Dhe kështu vazhdon historia,
E dashura e vogla ime Aria.
Çelën, si lulet e para të pranverës,
U rritën sikur shqiponjat, me krenari.
Mësuan shkronjat e para dhe fjalën “Lavdi”,
Në djep, pëllumbat gugatnin, mësonin fjalën e parë.
Nëna u qëndiste, ëndrra të bukura, që ktheheshin në përrallë.
Rrituni, rrituni, o bij, se toka kërkon trima,
Trima për liri,
dhe toka, hijerëndë, nuk bëzante;
hijerëndë dhe burrat.
Gjumin e bënin me armët, ngjeshur, ti mbronin kullat.
Në stuhi, fryu era, çoi larg kushtrimin.
Tanke e ushtri kishin msyer Drenicën,
Të pamundur t’ua bënin të çanin shtetrrethimin.
Babai shikonte qiellin e vrenjtur, u vrejtë dhe Nana.
O bij, ju past, nëna sot hana, po pritojka me dalë.
Nesër do të dalë dielli i lirisë, të ju puthë në ballë.
Heshti për një çast, gjithë Drenica.
Heshti, e gjithë Kosova.
Dëgjohen luftimet, tym e flakë, kulla e Jasharajve në zemra tona.
Mbaj mend se si loti na e përshkoi shpirtin.
Loti i përshkoi rrugët, përshkoi dhe qiellin.
Loti i lavdisë, dritë shpirti i tyre, në rrugët e lirisë.
Mjafton për sonte, të pastë gjyshja.
Ti je e vogël, rrëfimi është i gjatë.
Një ditë do të tregoj historinë për të bukuren Besart.
/www.QendraPress.com/