E mërkura poetike me poeten:Esmeralda BREGAJ

Unë dhe Pitagora

———————————–

Humbe si Pitagora e dashurisë

Hedhur në flakë

Brinjët u tretën

Unë fitova prap!

E ulur në mendime

Aty …..Te brinja e hënës

Shkarazi ia këputa kokën mërzitjes

U dashurova mbas të pa thënës.

E pa thëna fle në gurë

Rri zbuluar e plot nur

U zbulua nga era

Kur flaka ra te dera!

Aty.. zbulova të vërtetën

Unë se blej dot jetën

Veç ta dashuroj si bletën

Mike mos u bëj e mjaltë ke tërë jetën!

Fitova …

Kur Kuptova se Pitagora e dashurisë

kishte tre brinjë…

Unë.. Unë….Unë!!

Meritoj më shumë!!

Alda

Esmeraldabregaj.com

/www.QendraPress.com/