E mërkura poetike me poeten;Esmeralda BREGAJ
Mos pastë kurrë pleqëri
————————————-
Do të mplakemi o grua,
Do të mplakemi një ditë
Ti veç të kesh fuqi për mua
Dhe unë do të puth te sytë!
Dhe kur thinjat të të zbukurojnë ballin
Do të them:
“ Ohh Lumsi unë për ty”
Dhe kur rrudhat të të shkruajnë nurin
Do té them:
“Ohh do bëhem zog e gjithmonë do admiroj veç ty!”
Do te ecim para -mbrapa
Këmbë ngatërruar nëpër shkallë e në avalli
Do mbahemi për dore
Dashuri më ngjalle në pleqëri
Ohh Lumsi unë për ty!
Ky brezi i ri,
Do na lakmoj
Dhe unë prapë buzën do ta puth
Se për ty veç moshën sfidoj, të adhuroj e xhelozoj!
E c’të bëj …..
Plak jam
e prapë ta them “të dashuroj!”
U mplakëm o grua
Një kafe e një raki
Numërojmë bekimet ndër duar
Ahh mos pastë kurrë pleqëri!
U mplakëm o grua
Rri e loz nëpër xhade
Me zë të çjerrë e lumturuar
Falënderoj Zotin dhe pa fe!
I vetmi bekim në pleqëri …
Jemi NE!
Moj grua!
Alda
/www.QendraPress.com/