E mërkura poetike me poeten:Esmeralda BREGAJ
Kjo jetë
————————
Ahh si të bëka kjo jet
Ta bën barkun më të butë se kurrizin
Ta vret me shuplakë me gjeshtër e rrënje plisi.
Ti bën endërrat të humbasin ndër pyje
Ti bën zemrat të dorëzohen para fatit pa krye.
Aty.. fillon differenca mes yjeve
Zihen
Haen
Shërohen
Pastaj maturohen
Ose pendohen
Më Lutjet takohen
Me Zotin miqësohen.
Vjen një ditë
Zgjohesh e hap fletet e jetës
Ca llafe mbi letër
Doreshkrimi si ketër
E thua.. kjo jetë s’qenka gjë tjetër
Një dorë bizhozi e egër
Një mik e gotë vere të sertë
Ku mrekullia je ti vetë!
Jeto miku im
Të kapësh qiellin e tetë!
Alda
/www.QendraPress.com/