E mërkura poetike me poeten:Fatmira LIMANI
O bote!!
——————–
Sa e mire dhe e bukur je!
Je mrekullia,jeta jone!
Te mirën,e harron shpejt njerëzia!
Te bëjmë fajtore te jetës tone!
Sa here te mallkojmë!
O bote e keqe, o bote mizore!
Zoti e perëndia na dha jetën!
E ne ketë bote nuk jetohet….!??
Ne një moment,mendja na thotë;
Te largohemi për pak nga kjo bote!
E dimë, qe do te biem ne qetësi!
E nuk do shohim gjë me sy!
Përsëri,mendja na ndërron!
Vërtet botes qetësia I mungon!
Po dashuria për te mirën e te bukuren!
Nuk vdes,çdo kohe,moment lulëzon!
Nuk je fajtore e jetës tone!
Jemi ne sundimtaret shkatërrimtar!
Te etur, te pangopur, te pamëshirshëm!
Zjarrin me ta vene,me te përvëluar te tere!
Me disa njerëz,te “mençur e te fort”
Qe kane fuqinë e mjetet ne dore!
Nate e dite bëjnë llogarit!
Kush me I forti, te te sundoje!
Njerëzia e vuan,por shpreson te gëzohet!
Edhe pse përbindëshat,si miza dheu e trajton.
Ka humbur balanca, e drejtimit,
si anije ne dete pa timon!
9.4.2024. Fatmira Limani
/www.QendraPress.com/