E mërkura poetike me poeten:Hamide AXHAMI
Sy
————————
Qiellorë
Të bukur shumë
Petku yt
Blerim pranvere
Zemër bujar
Dhe shpirt fisnik
Mendje ndritur
Famë lartë
Të dua ty
Nuk dua te t’humbas
SHPRESË E IMJA ËNDËRR
———————————-
Që nga ajo ditë kur të pash
Imazhi yt më përfytyrohet në ç’do çast
Ishte ngrohtë, kohë me diell.
Kurse mua,
Akull mu bën këmbë e duar.
Ah shpirt i braktisur
Mallin në mua e zgjove pesh
Ethe të tilla më kapluan
Nuk më zuri vendi vend.
Ika me vrap
Nga frika se të humbas
Shpresë e imja
Ëndërr…
Që në netët e vona zgjuar më mban.
/www.QendraPress.com/