E mërkura poetike me poeten;Ira KOÇI

Mendimet i përzura jashtë dritares së mendjes

në ajër pluskojnë,si astronauti pa forcën e rëndesës

ato ikin,çalë-çalë,kujtimet tona n’prag t’vdekjes

me dy a tri tinguj fjalësh,në grahmat e harresës

Ti ikën, unë iki, vitet ikin, sa keq!

Kot mërzitem me kohën,më mirë po qesh

Më pickon tek-tuk ndonjë ngacmim si grerz’

Kur kujtohesh fshehurazi,le ta lëmë mes nesh.

/www.QendraPress.com/