E mërkura poetike me poeten;Marjana SULEJMANI
Pasion shpirti…
————————–
Çila birè n’zemren tande
Me shënjestër n’gjoks,
askush s’kje deshmitar
Mandej shpërvjela mang’t
me m’dashte me shpirt
si e marre
Por m’vjen keq se nuk njoh
asgja prej dashnise tande,
e kjo m’ban me plase.
Se ti u tregove
i paburre…
e frikacak.
Por prap mundohem
n’fantazinè teme
me t’imagjinu ndryshe
Tuj t’ledhatu
shpresen e turpnume
t’ksaj ndjenje t’flaknume
Qe digjet n’pritje
derisa prushi
te fiket.
E vetmja shpresè
e cila ka shtrengu n’fyt
puthjen tone.
E ka mbetè n’gjys t’rrugs
ku un,kam hup momentin,
e ksaj zg’jatje qè s’ka mbarim.
Nuk du t’plakem,pa t’shiju
çdo dite m’shehi dhimbjen
qe m’ke shkaktu,tuj u lut:
Mos m’dalt shpirti
pa ta lane n’tujat buze.
E ti mandej t’thuash:
Magjia e saj
m’ka gjunjèzu..!
/www.QendraPress.com/