E mërkura poetike me poeten;Meri BO

NOTA DASHURIE!

——————————–

Derdhen ne ajër disa nota violine

Harku i brishtë, si qafë gruaje më ngjan

Ligështohen pemët,

për përqafime të munguara.

Në udhëkryqe,

përzihen pasione dashurish

Përkëdheljet e të dashuruarve

krijojnë ura.

Ju dërgoj mesazhe petaleve

dhe trupave të endërrt

dhe trupi im, shkëlqen nga puthjet.

Ti duhet të vish patjetër një ditë,

vetëm për të skllavëruar.

Në qoftë se ke dyer, shkallmoje.

Vetëm ti mund te më ngresh

në qiellin e shtatë

Dashuria mund te bëjë gjithçka.

Ka kohë që ti lulëzon brenda meje,

si trendafil pasmesnate

dhe shpërndan ngado

aroma epshi.!

/www.QendraPress.com/