E mërkura poetike me poeten;Meri MEZINI

PUTHMI BUZET EMBEL ËMBËL

—————————————–

Puthmi sytë me ngadalë,

mos m’i thyej ti qerpikët,

Më merr në krahë shuaje mall,

me ngadalë s’ke ku të ikësh.

Puthmi buzët ëmbël ëmbël,

jo sikur do m’i kafshosh.

Dashuria është si mjalti,

kur të vjen do e shijosh.

Mos nxito ti nëpër fjalë,

po më do fol ngadalë.

Dashuria nuk do zhurmë,

flasin ndjenjat si te ti

edhe tek unë.

/www.QendraPress.com/