E mërkura poetike me poeten;Mimoza Elioni OSMANI

Si Dritëroi!

Të të ngjaja një majë thoi

Një majë thoi ,një thërrime

T’i thonë ngjan si Dritëroi

Sa do donte pena ime.

Mora lapsin dhe një letër

Të thur vargje për një yll

Dritëro nuk lind më tjetër

Shtyllë e letërsisë shtyllë

Mjeshtër i lirikës mjeshtër

Gjuhës shqipe argjendar

Fjala jote s’qe gënjeshtër

Thoshe ari mbetet ar.

Ar që s’do të tretet kurrë

Muzë bilbil , dhe burrëror

Gurë popullore gurë

Mes qiejve aviator…

Sot se di pse mu duk vjeshtë

Seç më ra një gjethe loti

Për poetin më të thjeshtë

Dhe të madhin sa vetë Zoti.

MOZA

/www.QendraPress.com/