E mërkura poetike me poeten:Mirvete Kabashi LEKU
TROKITJE
——————————
S’rreshtin hapat
Ecin në heshtje
S’i ndal errësirë e furtunë.
Të gjallë e as të vdekur nuk të
presin.
Të humbur trokisin në udhëkryqet e botës.
Me frymë të ngulfatur çajnë errësirën
Nën qiellin pa yje.
Nën urat shtrat i kotjës së përgjumur.
Nëpër faqe rrëshqasin lotët e vakëta
Dridhërimë e ethë
Me mornica si rruaza përshkojnë
trupin.
Si zogjë të plagosur lëngojnë
Vetmia vertitet brigjeve të
Humnerës
Strehë jete kërkojnë.
Shpirt i vetmuar
Dhimbja me mallin shtegton.
/www.QendraPress.com/