E mërkura poetike me poeten:Nexha REÇICA
SYRI MISTER
——————————-
Zbathur shëtis syrit tënd
atëherë kur loti dallgëzon
qerpikut të bashkuar
kur të them të Dua.
Unë të shtrëngoj
në mes mjegullës
nëpër magjinë e shpirtit
heshtur lëkurës sate digjem.
Kur shkruaj lutjen për ty
ti më je pemë në largësi
e unë vazhdimisht
në syrin mister rri.
/www.qendrapress.com/