E mërkura poetike me poeten;Nexha REÇICA

VALLËZOJ ME YJE

————————————

Këtë natë jam në zemrën e yjeve

vallëzoj e hapem me to

në mesin e dëshirave.

Kur yjet dashuri shpërndajnë

duke ndritur anë e mbanë

unë jam mysafire e tyre.

Harrohem në valle

rrjedhin ëndrrat drejt dëshirash

kur kuptohen të fshehtat e tyre.

N. Reçica

Prishtinë

/www.QendraPress.com/