E mërkura poetike me poeten;Nexha REÇICA

LUTJET PËR DASHURI

————————————-

Në vendin e hirit të flijimit

rridhnin lutjet posi lum,

Klithje, shpresa e ofshama

shprishin dallgët e pafund.

Shtruan vargjet në thellësi

shtyrje, thyerje të mos ketë,

E çiltër me thjeshtësi

të qëndroj mbi vetull.

Në kështjellë le të bekohet

dashuri e çiltër le të përjetësohet,

Kur përulet, lule le të mbjellë

e kur ngritet valle le të hedh.

N.Reçica

Prishtinë

/www.QendraPress.com/