E mërkura poetike me poeten;Rajmonda Shyta KOLVANI
Dimrit.
——————————
Hënë e zbehtë ri sëkëlldisur
Lart mbi re fustan grisur
Nga ato re të zeza sterrë
Me shpejtësi si skëterrë
Vrapon era me potere
Troket dimri nëpër derë
Bujrëm mik të pimë verë
Në oxhak mbi prush të nxehtë
Mish e peshk mbi zgarë të vëmë
Gotat plot ti rrëkëllejmë
Pastërma turshi ç’të ketë
Djathë fshati të bërë vetë
Le të pimë të ngremë dollinë
Mbledhur tok me shoqërinë
Në sjelltë borë do t’ja shkrijmë
Le të ngremë dolli pa fund
Për miqësinë në Facebook.
20/12/ 2023
/www.QendraPress.com/