E mërkura poetike me poeten:Selvije KADRIU
MALLKIM
——————————–
“Mallkuar qofshin meshkujt
që s’kanë sy
dhe e lënë erën
të të përkëdhelë ty”
Ma the një ditë
E unë erën nuk e dua
Ajo më frikëson
Gjumin ma merr
Më kthen në fëmijëri
Kur fshehesha
Në gjirin e gjyshes
Kam frikë se edhe ty
Të merr me vete një ditë
E lë pluhurin prapa
I verbon ata sy
Që ëndërruan
Të të shohin ty
SK, 21.06.2024, Kamenicë
/www.QendraPress.com/