E mërkura poetike me poeten:Shpresa DHIMA
VJESHTA NË SHPIRT TROKET
—————————————–
Qielli u vrenjt ,filloi të lotoj
Grizh e vjeshtës në shpirt troket
Gjethet diku verdhojnë, diku jeshilojn
Mozaik ngjyrash në sfond të lirë.
Sa më vret vjeshtë, sa më vret,
Por kjo erë e freskët si fllad i lehtë
Kujtimet mi sjell siç do vetë
Kur në gjoksin tëndë, aroma s’ishte pak.
Fëshfëritjen e gjetheve dëgjoj
Zërin tënd si një melodi më sjell
Kur krahëve më pushtoje e më thoje :
Syve të tu dashurinë kam shkruar.
Ç’është dashuria të pyesja…?
Dhe buzëqeshja më endej në fytyrë
Zemra tik-tak fortë trokiste…
Dhe e jotja pa dyshim.
Ç’është dashuria …?
Vështromë në sy e dashur ,
Më thuaj brenda tyre çfar sheh ?…
A s’është thellë tyre një detë dashurie,
Aty je ti, dhe unë që lodrojmë.
Syve të tu një oaz lumturie
Shpirti dhe zemra përhumbej aty,
Mes ëndërrimeve bashkë ëndërronim,
Në shpresën e pafund…
Atëherë veten pyesja…
Pse rend pas teje ,
Dashuria jote më ka verbuar,
Dhe s’mundem dot nga zemra të largoj.
Kjo vjeshtë në shpirt la veç mjegull
Troket mbi plagët ende porsambyllur,
Pak nga pak fillon i gërvish me dhimbje…
Shirat sado të bien, s’mund t’i fshijnë.
Kujtimet rizgjohen , krahëve tek më pushtoje,
Ftohtësi e vjeshtës , ngrohtësisë tënde ndizej
Dashuria në djep të saj më përkundte…
Aromë e puthjes , mbetur buzëve.
Kjo vjesht në shpirt troket mbytur,
Si trokëllitja e kalit kur kërkon të zotë
Thellë zemrës dallgësh ngrihet…
Dallgët i përplas, dhe i ngre shtatë ballë.
Vjeshta në shpirt , si pikat e shiut pikon,
Bashkë me trokitjen , hapat e tua trokasin,
Çelin ëndrrat që në shpirt zjarrmojnë,
Që zemrës zjarri mos të shuhet…,
Ç’është dashuria a s’më thua ?…
Shpresa Dhima@@
/www.QendraPress.com/