E mërkura poetike me poeten:Shpresa ZURNACI

PORTA E MBYLLUR

——————————–

E le të zhduket çdo kujtim

Sajove gjërat me manipulim

Në vend te zemrës çfarë kishe vallë?

Nuk të bren ndërgjegjja u bëre mëkatar

Kush mi fiku dëshirat kujtimet

mi vodhe vitet me te bukura te rinis sime.

Si nuk pate një vend bosh ne zemrën tënde

që t’ më mbajë brenda ngrohtë të më afroj afër

Të më mbulojë me qepallat e tua

me frymëmarrjen tënde të rri çdo herë zgjuar.

Porta tash është mbyllur Dëshirat kishin mbaruar

kush do flas për dashurin tonë

që kishim sajuar

/www.QendraPress.com/