E mërkura poetike me poeten;Shukrije GASHI

ZOTI YN

————————

Zoti Yn gjithmonë foli shqip

në Manastirin e Deçanit

në Patriakanën e Pejës

në Graçanice e Prizren

në Mitrovicë i ra cep më cep Ibrit

për ta zgjuar nga gjumi kujtesën

kolektive shqip në popull

Zoti Yn gjithmonë foli shqip

gjithandej Arbërisë – trojeve shqiptare

Asnjëherë nuk e harroi Aleksandrin

e Madhe të Maqedonisë

Hoxhë Hasan Tasini e pasoi Dritën

e Gjergj Kastriotit në dije

Zoti Yn gjithmonë foli shqip

Adem Jashari qoftë lavdue

veshur me namin a bekimin e Shote

Galicës frymëzim e Fitoi Lirinë

Zoti Yn qoftë lavdue gjithmonë

foli shqip

/www.QendraPress.com/