E mërkura poetike me poeten;Shyrete DEMAJ
Emocione gjysmëshekulli…
——————————–
Çfarë ndjenjë e papërshkrueshme, gjysmëshekulli lash pas!
E plotësuar, e rritur, urtësuar…
E çka është më e mrekullueshme, shpirti sa një det ndjenja emocione të pafund.
Falë jetës ndjehem sikur e plotësova një shekull, falë vuajtjeve zhgënjimeve, ngritjeve e zbritjeve, sakrificave betejave,humbjeve e triumfit me nder.
Falë bashkëshortit tim, gjysmëfjala ime gjysmëvuajtja,gjysmësakrifica, gjysmëgëzimit tim, dhe falë djalit, nuses, vajzave, falë familjes time “koshere gumëzhitëse” ku unë jam nëna mbretëreshë dhe mjalti juaj jetë e shërim për mua, ndihem si të jem sot 25 vjeç.
Falë mbesave e nipit tim ndjehem pesë apo gjashtë, shtatë apo tetë vjeç…
E shpirti çel pranverë?!
Më fal o Zot që po ta fsheh lumturinë!
Kam frikë mos ma merr e më lë në terr…
/www.QendraPress.com/