E mërkura poetike me poeten;Suzana GJERGJI

Sa herë vdiset në atdhe

——————————–

Se në vendin tim jetohet e vdiset njëherë dhe vdekja për atdhe do të ishte nderë,

e pata dëgjuar shumë herë.

Por kurrë askush nuk ma tha të vërtetën

se në vendin tim u dashka të vdiset disa herë.

Vdes çdo grimcë shpirt kur vendi yt të përçmon deri sa të humbasësh mendjen aq sa të mendosh se të jetosh në mëmëdhe është e kot.

U vdiska kur në truallin e babës e të gjyshit të bëjnë të ndihesh e huaj ata që vetëm erën orientim e kanë.

U vdiska cdo ditë e me shumë kur tradhtarët ngritën deri në heronj e heronjtë i mohojmë.

U vdiska kur idetë dhe motivet e mëdha shuhen nga mbrapameturia se mashtrimi është në krye të ndarjes së drejtësisë.

Po vdiset kur të rinjve u shuhen ëndrrat në intervistat e punësimit dhe injoranca u jep këshilla për zhvillim.

Ah! Shumë herë u vdiska në vendin tim.

/www.QendraPress.com/