E mërkura poetike me poeten:Thesaret e DAVËS

Mësova…

————————–

…si s’kalitet shpirti

brigjeve të ëndrrave,

dhe dëshmova

që në tempujt e zemrës

qëndron një ankth,

duke u sjellë në kapilarët e mi.

Truri me gigabajt e sajë

gatuhet dhimbjesh,

e sytë me mbingarkesë shikimesh,

bien në heshtjen e natës

qetësisht për të dremit.

Mësova…

….ta gris terrin nga shpirti ,

brigjeve të ëndrrave qëndroj,

më mir po fle orësh të gjata pa u zgjuar

se sa të pres më kot,

që koha e vyshkur diçka të ndryshoj.!

/www.QendraPress.com/