E mërkura poetike me poeten;Vera ABDYLI
Pa të harruar…
————————
Trëndafili i veriut
Në shpirt, fresk i ngatërruar
Në ngjyrat e bukura të moshës
Lyerje e pamësuar e katiles
Ushqyer me tartufet e bardha t’Toskanes
Përtypte artin e politikes se dashurisë
Legjenda e këputur…n’ ditë e vite
n’kerpurdha më aroma t’shishme
Duarte t’ua japin jetë…
Në verë të kësaj nate… shampanjë
Era flokëve…
Rrugët n’kohën e kalldrëmit
Qojne peshë adrenalinen
dhoma n’miniaturë, ka lëvizje njerëzish
Puthjet rreshtin,
Dashurinë e përgjuanë
Ajo e donte atë nga pallati feudal
kulturë e baseneve të shtrira n’kate
E larë, e etur, e lënë n’rritje zjarri
Sa herë e kujton se ishte…
Në heshtje bie ura e përjetshme!
/www.QendraPress.com/