E mërkura poetike me poetin :-Dritan MARDODAJ

Njeriu i ri” (Analizë e përgjithshme)
—————————————————-
Kur dikush nuk korigjohet
S’mer mundim të përditësohet
Mos u lodh më t’a kuptosh
Pasi është një kaposh.
Në je i bindur dhe munduar
T’i kuptosh o i uruar
Ç’merresh kot me kaq durim
Këta nuk marrin “azhornim”.
Shohin armiq, diversantë
Këta mjeranë delirantë
Se kush lodhet t’i kuptoi
Se ka kap ende kët lojë.
Kur dikush është rrit toksik
Do “përgjegjës dhe kamzhik”
Se nuk ka asnjë psikiatër
Që i mban këta me hatër.
Këta me dosje e kartela
“Bella vita e ciao bella
Partigiano regiano
Adriano Celentano?!”
Nuk i gjendet diagnoza
S’ka ilaç, s’i bën punë doza
Pasi këta injoratë
Janë rritur me propagandë.
Dmth. këta faqezinj Bëjnë si “njeriu i ri”
Bëjnë si t’fortë apo si t’zgjutë
E kanë mëndjen me t’a fut.
Këta pjella të regjimit
Janë rrit n’kohën e mashtrimit
Prerjes n’besë, persekutimit
Me “shpirtin e kundërshtimit”.
Argumentin o vëlla
Nuk e njohin fare këta
Ja ka shpëlare trurin spiuni
Janë më keq dhe se majmuni
Dhe ngrehen si plak katuni?!
Këta dijnë vetëm të përçmojnë
Pasi asnjë gjë s’kuptojnë
Ndaj veç smirë edhe nakar
Tre drejtorë, dy kryetarë.
I ka kapë deliri i turmës
Muhabet “farëzezë e hurmës”
Me revolucionin e leshit
Edhe korrupsioni sheshit.
Shëndetësia është gropë
Dhe arsimi futja kot
Edhe grekun himarjot
Prokurimet me robot?!
Ulen n’kafe medemek
Dhe se fusin dorën nxhep
Tavolina,pat thënë teta
I ka rregullat e veta.
Janë viktimë edhe fajtorë
Duan vetëm diktator
Dmth. vetëm hajni
Medemek “njeriu i ri”.
Këta që s’dinë seç është parimi
As reforma, prokurimi
Një pension aq sa me thonë
Domino gjer natën vonë
Si mër jahu u mjafton?!
S’kanë idenë se ç’është shoqnia
As njerëzia a burrnia
Raportim tek kryesia
Tek selia dhe partia.
Thërrasin njëri-tjetrin “shok”
E mendojnë t’i bëjnë gropë
Rob me hije të shfrytëzuar
Nga sistemi i mallkuar.
Pra këta që mirë t’a dish
Qënkan si shtazë me bisht
Nuk njohin as edukim
Madje as falenderim.
As të lutem, as më fal
I duket dobësi o djalë
Dhe mirënjohja për këta
Është koncept abstrakt o vlla.
Çfarë doni më për Belulin
Këta mendojnë veç si “t’a ngulin”
Se gëndjeshtrën tashmë këta
E kanë n’Adn o vlla.
Ndaj dhe s’është çudi o mik
Që janë mashtrues kronik
Se tashmë për këta
Nuk ka kurë o vëlla.
Edhe gjakun kanë të prishur
Mos më keq janë katandisur
Kanë frikë nga risia
Për t’a vlen vetëm partia.
Tradhtojnë mikun,s’njohin shokun
Për besëpremin dhe bablokun
Sa çudi që këta qafirë
Hiqen dhe për burra t’mirë?!
* * *
“Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi”
—————————————–
Eshtë një grua arsimtare
Sevastia atdhetare
Kontribut i madh tek dija
Sevastia Sevastia. ]
Me ndihmesën e Naimit
Shtruan rrugën e arsimit
Bashkë me Parashqevinë
Punuan për Shqipërinë.
Të dy motrat arsimtare
Kontribut për abetare
Për shkollim dhe arsimim
Për të ardhmen, për zhvillim.
Komunizmi i pabesë
Si gjithmonë i la n’harresë
Arrestim dhe torturim
I lanë motrat në mjerim.
* * *
Rënja e sistemit” (gjasme)
——————————-
Gjasme 35 vjet më parë
Ra sistemi diktatorial
– S’ka ra gjë, tha burri huj
Veç sa hodhën një statujë.
Vetëm sa rrëxun një bust
Bust i madh, gjithë ai “fust”
:- Ra busti,tha ajo gruja,
Por ka mbi 1000 “statuja”.
Medemek t’u protestu
Frankofoni parvenu
Vendosën pjellën e hajnisë
Në krye t’demokracisë.
Ndërsa disa t’korruptum
I qujtën “t’persekutum”
Demokratët e vërtet
I perzunë po t’them n’kurbet
Fillun skenat me nxitim
Përndjekje,persekutim.
Me anije shkoi rinia
Vlora-Bari, Italia
Aq sa me shkarku tensionin
Për t’vazhdu konspiracionin.
Disa të tjerë në ambasada
Si me qenë nëpër estrada
Ishte çdo gjë inskenim
Për me boshatis Shqipninë.
Se lëvizja e dhjetorit
Qe “makiazh” i diktatorit
Ndryshe quhet diarki
Për kë di pak histori.
.
.
.
.
.
Dritan Mardodaj