E mërkura poetike me poetin;-Faruk TASHOLLI

URIME PËR VIZAT

(Satirë festive)

——————————-

Tash kur Europa po na merr me veti

Mbyllni nëpër arka ato kangë gurbeti,

Se na doli shpirti me mall e mërzi

Këndo për atdheun e turru ik prej ti’!

Tu i kërkue vizat përnatë e përditë

Edhe patriotizmin e bamë me hipokritë,

Kot vajtojnë poetët e qajnë kangatarët

As Pakistani nuk i ndal shqiptarët;

Na u hoqën vizat s’kemi ndjenja frike

E ngulemi si huj te kangët arkaike,

Sa shumë duem shtetin kombin e atdheun

Kur i pagujmë hajnat me ia hangër dheun!

Edhe politikanët s’na durojnë ma mrena

Iu tha gjuha t’shkretëve me të njejtat rrena,

Nisin udhë të tjera ku me gjetë ndoj prikë

Me tru n’Columbi me sy n’Amerikë?!

Tregomni çka t’flas se m’u ngushtu gusha

Bjeshkët e Nemuna a mos ranë në fusha,

A dulën në dritë fjalët prej lloj-lloj hajvani;

„Këtë tokë e ka nem turku kur iku Sulltani!“

/www.qendrapress.com/