E mërkura poetike me poetin;-Hysen GREJÇEVCI

KUR DUHEJ TË LINDESHA!?

U linda atëherë kur dimri fshihte gjurmët
e pranvera vononte blerimin!
Ishin kohë thyerjesh,
në belbëzime vegimesh
edhe sot e dëgjoj si kollitet
e nesërmja!

Po të më pyesnit se kur do të lindesha !?
Nuk do të dija t’ju thosha,
di se atëherë nuk kishte planifikim lindjesh
e vdekja vinte tinëz , pa pyetur askënd!

Gëzimet i mbanim në nënvetëdije,
ndijimet nuk i shpërfaqnim!
Po lindje i duheshin këtij dheu
edhe kur buzëqeshja mungonte!

/www.qendrapress.com/