E mërkura poetike me poetin;- Idriz Berisha-XHIXHI
MALLI I JANARËVE
———————————–
Mbi krah kanjushash pegasojnë
Dje e sot përmallshëm,
Mbi re në qiell e në tokë
Me atdhe në Flamur kullash
Ëndrrat dashurisht latuar
Në gjuhën e shqipeve.
Agullimë mbi çati
Si gurë mbi zemra nënash
Ky mall i janarëve përvëlon
E ngrihet veç në ditë feste
Në plagët tona
Që as shiu si lanë
As dielli si thanë
Në plasa guri me moshë perëndie
Nga fundbota,nga Deçani e Gjilani.
Drejt jush, vjen nami si nuse murosur
Dashurinë bartë mbi qafë kanjushash
Gjersa lëndinat e bleruara
T’i zë gjumi.
Ata ranë po gjethet folën
Veç një fjalë folën!
Eh !
Këto rrasa guri,epitaf mbi varre
Që as shiu si lanë
As dielli Si thanë!
Këngët që nuk vdesin
Të blerta mbesin
Janarëve, tri degë të thyera në pritë
Janë zogj të pyllit tim
Jusuf,Bardhosh, Kadri
Ju kemi Flamur në gji!!
/www.qendrapress.com/