E mërkura poetike me poetin:-Qazim THAÇI

As acari i regjimit  nuk të ndaloi ta doje Kosovën

/Nait Hasanit,ndër prijatarët e UÇK-së/

Zë lirie ishe, kur ndër këto troje, reshte  urrejtje

Atëherë,shpirti yt rinor kishte frymëzim atdheu

E  ndër dej rridhte gjaku me aromën e lirisë

Kur si lulebora paralajmëroje rrugën e kësaj kohe

I ngjaje Anteut,me forcë nga toka që rizgjohej

As acari i regjimit  nuk të ndalonte ta doje Kosovën

E loti Nanës të jepte frymën se dielli lind përsëri.

Për të ardhur  në Randobravën tënde fitues

E lirinë ta ndaje nëpër hardhitë rrushit si kujtim

Duke kujtuar mësuesin Xhavit e lojën e fëmijërisë

Kur At-dheu  nisi rrugëtimin për të ardhur në cak.

Forca e Anteut e shpirti zt u bashkëdyzuan në një.    

/www.QendraPress.com/